“Është dobësuar era dhe mes të tjerash dhe kjo është një ndihmë” në shuarjen e zjarrit në Koçan dhe vendet tjera, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ka njoftuar se krahas Bullgaria, në ndihmë vendit do t’i dalë edhe Serbia.
Për këtë, siç tha Zaevi ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kam folur edhe me presidentin Vuçiq. Ata i konfirmuan helikopterët e tyre. 2, 3, 4 sado që do të jenë të nevojshëm që të veprojnë nesër. Fola edhe kryeministrin Stefan Janev, sepse këto janë dy vendet tona mike”, tha Zaevi.
Se do të ndihmojë Bullgaria, njoftoi paraprakisht presidenti Stevo Pendarovski pasi ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar, Rumend Radev.
Comments are closed for this post.