Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Newcastle, duel ky i vlefshëm në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

As sot nuk do të startojë nga minuta e parë Shaqiri, por pritet që në pjesën e dytë të ketë minuta edhe për ‘majtakun’.

Xherdan Shaqiri, që ka luajtur vetëm 5 minuta këtë edicion – nuk është sërish titullar.

Derisa shumica e futbollistëve ishin me kombëtaret e tyre, Shaqa është stervitur shumë në 10 ditët e fundit, por Klopp e ka lënë sërish në rezervë.

Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Origi.

Zevendesuesit: Kelleher, Milner, Firmino, Gomez, Henderson, Lallana, Shaqiri.