Kryetari Kuvendit, Talat Xhaferi sot realizoi të drejtën e votës për zgjedhje presidencial në vendin e lindjes në fshatin Forin, ku dhe edhe një deklaratë për mediat. Ai tha se me zgjedhjen e presidentit do të rumbullaksojmë procesin e integrimeve euroatlantike.
“Në fund të ditës pres që të realizohet censusi nga dalja e qytetarëve në vendvotimet dhe të zgjidhet presidenti i ri. Në këtë mënyrë do të sigurohet dhe funksionalizimi i këtij institucioni shtetëror dhe vijimi normal i shtetit në kontekst të integrimeve euroatlantike. Me këtë do të rrumbullaksohej edhe ky proces”, deklaroi Xhaferi.
Nëse censusi nuk arrihet, Xhaferi tha se do të shpall zgjedhje të reja për përsëritjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit.
Comments are closed for this post.