Një vrasje ka ndodhur sot në lagjen Fushë Tophane afër pompës së benzinës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e vërtetuan informacionin për “360gradë” dhe thonë se rasti në polici është denoncuar në ora 09:12.

Sipas informacioneve të para, është gjuajtur E.B i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.