Ish-pjesëtari i njësive speciale të MPB-së – Igor Spasov, i dënuar me 14 vjet për vrasjen e Martin Neshkoskit, prej sot do të vazhdojë të vuajë dënimin me burg në INP – Idrizovë.

Kërkesa ishte parashtruar më 10 shkurt deri te autoritetet bullgare nga ministri Bojan Mariçiq, ndërsa drejtori i burgut të Idrizovës për MIA konfirmoi se i dënuari Spasov gjendet tashmë në burgun e Idrizovës.

Igor Spasov, është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Ai u arratis dhe më pas u arrestua më 2 shkurt në Sofje. Nga MPB-ja thanë se i ka informuar policia bullgare që ai ishte arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Ai u dënua me 14 vjet burg dhe ishte në kërkim që nga tetori 2019, pasi paraprakisht kishte kryer rreth gjysmën e dënimit me burg. Që Spasov është në arrati u konfirmua zyrtarisht në fund të tetorit 2019 kur ai nuk u kthye në burgun e Idrizovës për të përfunduar dënimin. Ai u la i lirë nga burgu për arsye shëndetësore dhe nevojën e operacionit.