Kemi përparim në hetimin të ndërlidhur me vjedhjen e makinave në Çair, kështu tha Ministri i Brendshëm Oliber Spasovski, duke kërkuar që të mos shpalos më shumë detaje sepse hetimi është në vijim e sipër. Megjithatë u shpreh se së shpejti për këtë hetim të policisë më gjerësisht do të njoftohet edhe opinioni.

“Po ndërmerren masa të nevojshme, kemi përparim në hetim, për këtë së shpejti do të njoftohet opinioni lidhur me vjedhjen e makinave në Çair”, tha Spasovski.