Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se dy zjarre për momentin janë aktive në vend, teksa 1 është vënë nën kontroll dhe 24 zjarre janë shuar plotësisht.

Njoftimi i plotë:

“Më 16./17.08.2025, deri në 08:00, në territorin e RMV janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve: 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll dhe 24 të shuara.

AKTIVË: 2

1. Komuna Brodit– Zona “Jasen” (pyll i përzier)

2. Komuna Kumanovë dhe Likovë – f. Lojane dhe f. Tabanoc (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier)

NËN KONTROLL: 1

1. Komuna Jegunovcë – ndërmjet fshatrave Rogachevë, Jazhincë, D. Oreshjë (kullota dhe pyll i përzier)

TË SHUARA: 24

1. Komuna Dollneni – f. Debreshtë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash)

2. Komuna Tetovë – te stacioni hekurudhor (vegjetacion i ulët)

3. Komuna Vrapçisht – f. Vranovc (vegjetacion i ulët dhe livadhe)

4. Komuna Gostivar – f. Tumçevishte (vegjetacion i ulët)

5. Komuna Likovë – f. Mateç (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash)

6. Komuna Kumanovë 1 – f. Lopatë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash)

7. Komuna Kumanovë 2 – f. Orashc (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash)

8. Komuna Kumanovë 3 – f. Çerkezë (mbetje arash)

9. Komuna Shtip – nyja “Tri Çeshmi” (mbetje arash)

10. Komuna Strugë – afër qytetit (plantacione lajthish)

11. Komuna Kërçovë 1 – f. Oslomej (mbetje arash)

12. Komuna Kërçovë 2 – f. Bërzhdan (mbetje arash)

13. Komuna Krushevë – f. Norovë (deponi)

14. Komuna Kisella Vodë – rr. Sasa (vegjetacion i ulët)

15. Komuna Shut Orizarë – rr. Jordan Pop Jordanov (vegjetacion i ulët)

16. Komuna Ilinden – f. Ilinden (deponi)

17. Komuna Bogovinë – f. Bogovinë (vegjetacion i ulët)

18. Komuna Ohër – f. Lubanishtë (vegjetacion i ulët)

19. Komuna Staro Nagoriçanë 1 – f. Mlado Nagoriçanë (vegjetacion i ulët)

20. Komuna Staro Nagoriçanë 2 – f. Rugjinc (pyll me shkurre të ulëta dhe vegjetacion i ulët)

21. Komuna Kriva Pallankë – lagjja “Edinstvo” (mbeturina)

22. Komuna Butel 1 – f. Lubanc (vegjetacion i ulët dhe shkurre)

23. Komuna Butel 2 – rruga e Lubotenit (vegjetacion i ulët dhe shkurre)

24. Komuna Karposh – rr. Skupi bb (mbeturina)