Vetëm 12 nga 100 studentë të regjistruar pas përfundimit të studimeve punojnë sipas arsimit që kanë. Këtë e tregoi analiza e organizatës “Maqedonia 2020”. Reformë e tërësishme e sistemit arsimor, ndërtimi i besimit mes punëdhënësve dhe kërkuesve të punës, mësim praktik i nxënësve dhe studentëve, janë një pjesë e masave të cilat shteti urgjent duhet t’i zbatojë për t’u zvogëluar hendeku mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Punëdhënësit të përfshihen në mënyrë më aktive në hartimin e programeve arsimore, patjetër të përmirësohen informatat që i marrin të rinjtë kur vendosin çfarë të studiojnë dhe kjo është politikë e regjistrimit përmes të cilës mundet shumë të ndikohet në ardhmërinë, dhe patjetër ta rritim atë që e quajmë mësim përmes punës apo komponentin praktik”-tha Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2020.

Në nivel vjetor hapen 18 mijë vende të reja pune, por shqetëson fakti se 80% e tyre janë për plotësimin e vendeve vakante dhe praktikisht nuk janë vende të reja pune.

Ekziston mosbesim i madh mes punëdhënësve dhe kërkuesve të punës dhe kjo tregon se është e domosdoshme që në fillim qartë të përcaktohet çfarë do punojë i punësuari, por me raporte të qarta të nënshkruara dhe vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet që të mos ju ndihmohet atyre vetëm se janë të papunë, por kur të punësohen ata të kenë të qartë si do fitojnë gjatë punës së tyre”-pohoi Risto Ivanov, kryetarë i shoqatës së bizneseve dhe konsulentëve “Kreativiteti”.

Porosia kryesore e pjesëmarrësve në sesionin e parë të kapitullit 19 të Komisionit Evropian që ka të bëjë me politikën sociale dhe punësimin, është se vendi duhet edhe shumë të punojë për t’i plotësuar rekomandimet. Është e domosdoshme që pushteti, sindikata dhe punëdhënësit të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe me zgjidhje të përbashkëta ta përmirësojnë tregun e punës.