Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellë vendim, me të cilin çmimet e derivateve të naftës ulen mesatarisht për 9.18 përqind.
Sipas vendimit të KRRE, çmimet benzinës do të ulen për 5.00 denar për litër, ndërsa çmimet e naftës për 3.00 denarë për litër.
Sipas çmimeve të reja Eurosuper BS-95 do të kushtojë 49.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 52.00 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 45.50 denarë për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi mesnatën e sotme, ndërsa do të zgjasin deri në javën e ardhshme.
Comments are closed for this post.