Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon lënda gjyqësore për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, në prill të vitit 2012, e njohur si “Monstra”. Procedura e këtij rasti është në fazë të procedurës dëshmuese. Dëshmitarët e prokurorisë pothuajse janë nga fundi, gjegjësisht në njërën prej seancave gjyqësore do të duhet deklaratë të japin dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.
Përsëritje të gjykimit për “Monstrën” si dëshmitarë para Gjykatës penale Shkup, i solli ish-funksionarët e lartë të MPB-së, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallokov. Gjithashtu deklaratë kanë dhënë edhe funksionarët politikë Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.
Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
Comments are closed for this post.