Deri më 29 korrik janë vazhduar masat aktuale për hyrje në Greqi, gjegjësisht nevojitet dokument për COVID-19 dhe plotësimi i formularit PFL.

Maqedonia e Veriut ende është në listën e vendeve të treta për të cilat nuk vlen ndalesa për hyrje në Greqi, janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare, ndërsa për udhëtim në Greqi nevojitet certifikatë për vaksinim ose test negativ PCR ose vërtetim se e keni kaluar coronavirusin, së bashku me plotësimin e PLF formularit.

Për shkeljen e masave ligjore dhe obligimeve gjatë qëndrimit në Greqi janë parashikuar dënime prej 500 deri në 5.000 euro.