Nën moton “Mosbindje dhe Liri”, sot mbushen 82 vjet nga dita kur u shënua fillimi i Luftës Nacionalçlirimtare.

82 vjet më parë, fillimi i luftës antifashiste në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore u shënua me veprimin e grupeve të çetës partizane “Goce Dellçev”. Po atë ditë luftëtarët e çetës së parë partizane të Prilepit sulmuan rrjetin telefonik dhe telegrafik në Prilep dhe të nesërmen, më 12 tetor, sulmuan edhe partizanët e çetës së Kumanovës.

Festa e 11 tetorit është vazhdimësi e traditave liridashëse të popullit maqedonas të depërtuara në kryengritjet e Karposhit, Razllovecit, Kresnenit dhe Ilindenit, por edhe në përpjekjet për çlirim shoqëror e kombëtar të investuara në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Me vendimin për t’iu bashkuar koalicionit antifashist, vendi qëndroi në anën e njerëzimit përparimtar, dhe kundër fashizmit si ideologjia më e errët e historisë moderne dhe mohimi më i fortë i vlerave të përgjithshme civilizuese dhe demokratike. Populli maqedonas së bashku me pjesëtarët e bashkësive tjera luftuan në mënyrë të pavarur për lirinë e tyre.

Nga çetat e para partizane që nisën luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një ushtri të mirëorganizuar prej 110 mijë trupash me formacione ushtarake të rangut më të lartë si korpuse dhe divizione. Gjatë kohës së okupimit nga Maqedonia u internuan 58.000 njerëz dhe përveç krimeve të bëra nga okupatorët ndaj popullatës së pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike.

Kurorë e luftës janë vendimet e seancës së parë të ASNOM-it të vitit 1944, të cilat ringjallën idealet shekullore të krijimit të shtetit maqedonas. Duke kaluar rrugën e zhvillimit dhe rritjes së saj dekadash si pjesë e RSFJ-së, e më pas si shtet i pavarur.

Manifestimi qendror do të mbahet para Oshtores Përkujtimore në Kumanovë, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Lule do të vendosen para përmendoreve të luftëtarëve të rënë të NOB-së në Shkup dhe Prilep, si dhe para Memorialit të Kumanovës në Kumanovë.

Në manifestimin qendror në Kumanovë do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, ministrat e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministrat e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Ministrat e Shoqërisë Informatike Azir Aliu.

Në Shkup, delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Slavica Grkovska do të vendosë lule në Kompleksin Memorial të Butelit “Varrezat Partizane” në Shkup në ora 10:30 dhe në ora 11:30 para “Çlirimtarëve të Shkupi” monumenti në pllajën e Qeverisë.

Në kuadër të përkujtimit, në Prilep një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bitici do të vendosë lule para përmendores së Metodija Andonov – Çento, para monumentit të Kuzman Josifoski-Pitut dhe para tuma e të pamposhturve.

Në Kuvend do të mbahet ceremonia ku do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”, të cilin sivjet do ta marrë kompozitori Ljupço Konstatinov për veprën jetësore në fushën e kulturës dhe artit.

Në Kuvend sot do të mbahen seanca nga Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Monitorimin e Komunikimeve.

Delegacionet parlamentare do të vendosin lule para monumentit të Metodija Andonov-Çentos, përmendores së Kuzman Josifovski-Pitut dhe përmendores së Zhena Borecit, si dhe para Tumës së të Pamposhturve.

Sipas Ligjit për pushime, sot në vend është shpallur ditë jopune.