Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dërgoi urim me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

“Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së t’ua uroj ditën e boshnjakëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, me dëshira të sqinqerta dhe të përzemërta për shumë shëndet, jetë të gjatë dhe mirëqenie. Komuniteti boshnjak është pjesë përbërëse e Maqedonisë me dekada, boshnjakët janë qytetarë lojalë të shtetit tonë, të cilët krijojnë, punojnë dhe njihen edhe në shoqëri si njerëz të ndershëm”, thekson Mickoski.

Sipas tij, tradita dhe kultura boshnjake janë rrënjosura në shoqëri dhe janë pjesë e sistemit të ndërtuar të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis komuniteteve.