Ulje prej 13 pozitash shënon Republika e Maqedonisë së Veriut në renditjen e Indeksit për perceptimin e korrupsionit, gjegjësisht me gjithsej 35 pikë dhe është plasuar në pozitën e 106 për dallim prej vitit 2018, kur shteti ishte në pozitën e 93-të me 37 pikë indeksi, ndërsa në vitin 2017 në pozitën e 107-të.

Këtë e tregon raporti për Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2019 (IPK) i publikuar sot prej Transparensi Interneshënall, në të cilin janë përfshirë 180 shtete, ndërsa theksi i është vënë lidhjes midis korrupsionit dhe politikës jo vetëm përmes financimit të fushatave zgjedhore, por edhe në përgjithësi përmes zbatimit të interesave të dikujt që realizohen përmes ndikimeve me financimin e politikës.

Sipas kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, nëse zgjidhet rasti “Reket”, do të përmirësohet perceptimi për korrupsionin në vend, por do të rritet edhe besimi i qytetarëve tek institucionet.

Vlerësim i Ivanovkës është se, megjithatë, shënojmë njëfarë progresi. Vitin e kaluar historikisht ka qenë numri më i madh i parashtresave prej qytetarëve deri tek KSHPK që tregon rritje të vetëdijes publike, ndërsa hap ka edhe në punën e institucioneve edhe pse ka shumë hapësirë për përmirësim.

Kryetarja e Transparensi Interneshënall Maqedoni, Sllagjana Taseva, e cila dje i prezentoi rezultatet e IPK, në pyetjen e gazetarëve nëse rasti “Reket” ka pasur ndonjë ndikim mbi indeksin, u përgjigj se e gjithë situata rreth uljes së efekteve të punës së PSP-së dhe humbjes së besimit me siguri ka ndikim, pasi që një pjesë e këtyre rezultateve apo analizave janë bërë në vitin 2019.

Masat të cilat ndërmerren gjegjësisht të cilat janë prezentuar se ndërmerren për luftën kundër korrupsionit, vlerësoi ajo, nuk janë reale, nuk janë të vërteta, nuk janë objektive dhe nuk japin kurrfarë rezultati.

Lidhur me rolin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Taseva vlerëson se ajo vetvetiu nuk mund të japë efekt pasi nuk i janë dhënë resurse të mjaftueshme që të mund të punohet. Prej vendimeve të tyre, theksoi, nuk ka kurrfarë reagimi më tej, askush nuk i zbaton.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në konferencë shtypi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për raportin e Transparensi deklaroi se jemi të parët në Evropë për korrupsion, ndërsa shteti kësisoj shkon drejtë humnerës.

Pas publikimit të raportit të Transparensi Interneshënall edhe Qeveria publikoi kumtesë në të cilën thuhet se për luftë të pakompromis kundër korrupsionit i ka ngritur llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv, e cila duhet të përforcohet me gjyqësor dhe prokurori të pavarur, transparencë dhe llogaridhënie, me komision të apartizuar dhe antikorrupsionit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, qëndron në kumtesë, mbetet që të udhëhiqet nga qëndrimi se të dhënat e hapura janë nxitje e fuqishme dhe në mënyrë plotësuese e përforcojnë udhëheqjen e mirë, transparencën, integritetin dhe me pjesëmarrjen publike të qytetarëve dhe palëve të tjera të prekura në krijimin e politikave.

Të gjitha reformat të cilat ishin ndërmarrë dhe të cilat zbatohen, qëndron në kumtesë, janë në drejtim të krijimit të institucioneve dhe mekanizmave të fuqishme dhe të pavarura për luftë kundër korrupsionit, e gjitha me qëllim që të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit.

Në atë drejtim, kumtuan nga Qeveria, kemi realizime dhe rezultate serioze.

Iu referuan hulumtimit të fundit të „Action SEE“ për transparencë dhe llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor të publikuar në vitin e kaluar, në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me Malin e Zi dallohen nga rajoni sipas indeksit të përmbushjes së treguesve, i cili është 78 për qind lidhur me plotësimin e indikatorëve.

Më 17 janar, përkujtojnë në kumtesë, KSHPK-ja miratoi strategji nacionale pesëvjeçare për parandalim të korrupsionit qëllimi i së cilëve janë rritja e nivelit të përgjegjësisë politike, parandalimi i ndikimit politik, përforcimi i integritetit dhe transparencës gjatë punësimit në sektorin publik që duhet të bazohet në cilësi, përforcim të mekanizmave mbikëqyrëse dhe kontrolluese në furnizimet publike dhe ndarjen e granteve.

Megjithatë, strategjia kombëtare akoma është në Kuvend, ndërsa nga KSHPK shfaqin shpresë se ajo do të miratohet nga kjo përbërje e deputetëve, ndërsa do të jetë edhe një atu më shumë, siç tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, për fillimin e negociatave me BE-në

Vitin e kaluar ishte miratuar Strategjia për Transparencë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019-2021, me Plan Aksional, për avancimin e ambientit për transparencë dhe besim në punën e institucioneve.

Me portalin “Financa të hapura” kjo qeveri e hap Thesarin shtetëror të Ministrisë së Financave, dhe për kontroll të opinionit i len të gjitha transaksionet financiare të kaluara, të tanishme dhe të ardhshme, të shfrytëzuesve të buxhetit nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të gjitha të ardhshmet do të shfaqen çdo 15 ditë.

“Për herë të parë në praktikën politike të vendit tonë, Qeveria është ajo që, me vetiniciativë, e vendosi në mënyrë më të hapur, më transparente, punën e saj financiare.Shumë pak vende mund të lavdërohen se kanë vendosur një mjet të tillë i cili iu mundëson qytetarëve që të kenë qasje në të ardhurat dhe shpenzimet e Buxhetit në çdo kohë”, thuhet në kumtesën e Sektorit për marrëdhënie me opinionin.

Hapja e thesarit dhe të gjitha të dhënat në të, vlerësojnë në kumtesë, është një nga masat më të mëdha në drejtim të uljes së korrupsionit dhe parregullsive në punën e institucioneve shtetërore, si dhe kursimin e parave të qytetarëve.

Midis tjerash theksojnë se përmes portalit “Financa të hapura” e mundësuam maksimalisht pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë krijimit të politikave dhe gjatë analizës së rezultateve të ofruara. Para dy viteve, për herë të parë në historinë politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria, me vetiniciativë, e vendosi mundësinë për monitorim, ndjekje dhe analizim të shpenzimit të mjeteve të qytetarëve nga ana e funksionarëve qytetarë.

Paraprakisht, në konferencë shtypi Sllagjana Taseva, kryetare e Transaprensi Interneshënall Maqedoni këtë trend negativ, e shohim që nga viti 2012 si dhe më herët, në luftën kundër korrupsionit dhe bindshëm jemi në pozitën më të ulët prej të gjitha shteteve edhe në rajon.

“Vitin e kaluar kemi komentuar se rezultati shënon përmirësim nën ndikimin e perceptimit për punën e PSP-së ose nën ndikimin e besimit që qytetarët e kishin në punën e këtij institucioni. Sot rezultatet tregojnë se besimi në institucionet e sektorit publik, në politikë dukshëm ulet sërish”, theksoi Taseva.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndryshimi i emrit të shtetit tonë ka ndikim, Taseva decide se sugjerimet se nuk është mjaftueshëm vetëm të ndryshojë emri që të presim datë për negociata, janë të arsyeshme, pasi, tha, gjithçka tjetër ngec, reformat të cilat duhet të bëhen ngecin.

“Frustracioni me Qeveritë dhe korrupsionin në politikë, si edhe mungesa e besimit në institucione, flet për nevojën e integritetit më të madh politik. Ky mesazh akoma më shumë fuqizohet kur ndodhemi para zgjedhjeve dhe duhet ta dërgojmë në mënyrë të veçantë dhe qytetarët ta kuptojnë se prej politikanëve dhe prej politikës duhet të kërkojmë integritet më të madh, përgjegjësi më të madhe dhe llogaridhënie nëse dëshirojmë problemi me korrupsionin në shtetin tonë të ulet”, është mesazhi kryesor i Transparensi interneshënall, tha Taseva.

Rekomandimi kryesor i Transparensi interneshënall është se duhet të menaxhohen dhe kontrollohet përplasja e interesave, të kontrollohet financimi i politikës, që të përforcohet integriteti në politikë dhe në zgjedhje dhe të shkatërrohet trajtimi i autorizuar në të gjitha sferat.

“Të përforcohet edhe nevoja e kontrollit, të mos ketë të paprekshëm, siç ka sot të paprekshëm për çfarëdo reagimi dhe prej kujtdo ose për reagim prej pushtetit gjyqësor ose për sanksionim. Këto janë rekomandime që sot janë relevante dhe valide në nivel botëror”, potencoi Taseva.

Lidhur me nivelin e korrupsionit në rajon më së miri në IPK është renditur Sllovenia në pozitën e 35-të, ndërsa më së keqi shteti ynë në pozitën e 106-të, ndërsa Kroacia është në pozitën 63-të, Mali i Zi në të 66-ën, Bullgaria në pozitën e 74-ët, Serbia në të 91-ën, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë në pozitën e 101.

Në IPK në shkallë prej 0 deri në 100, më së larti edhe sivjet janë renditur Zelanda e Re me 87 pikë indeksi, Danimarka 87, Finlanda 86, Zvicra dhe Singapori 95 dhe Suedia me 85 ndërsa më poshtë janë renditur njëjtë sikurse vitin e kaluar Somalia në pozitën e 180-të me 9 pikë indeksi, ndërsa para saj janë Sudani Jugor, Siria dhe Jemeni.

Mbi dy e treta e shteteve së bashku me shumicën e ekonomive botërore progresive stagnojnë ose tregojnë shenja regresi në angazhimet e tyre antikorruptuese. .