Gjatë javës së kaluar në Kumanovë janë regjistruar 64 persona nga gripi. Që nga fillimi i muajit në tetor, në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë janë regjistruar 150 pacientë të sëmurë me grip.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve nga fillimi i sezonit, 44 persona kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Repartit infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

“106 pacientë të prekur nga gripi janë të moshës prej 15 deri 64 vjet, më pas 30 të sëmurë fëmijë prej 5 deri 14 vjet|, tha Jadranka Stamenkovska udhëheqëse në QSHP Kumanovë.

Ajo thotë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka më shumë të sëmurë nga gripi.