Nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 59,00 den për litër, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 61,00 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë, pra mbeten siç kanë qenë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) është 50,50 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) është 50,50 denarë për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.