Federata Evropiane e Futbollit doli me kumtesë zyrtare për situatën me Mançester Sitin, i cili sot u lirua në gjyq nga diskualifikimi për kupat evropiane, për shkeljen e rregullave të fer-plejit financiarë.

Si kujtesë, në muajin shkurt, UEFA përfundoi hetimin, pas të cilit Mançester Siti u akuzua për shkelje të rregullave të fer-plejit financiar. Klubi anglez u pezullua nga pjesëmarrja në garat evropiane dhe u gjobit me 30 milionë euro. Më pas, klubi parashtroi ankesë, por ankesa e tyre u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“UEFA ka regjistruar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport për të zvogëluar sanksionet e vendosura ndaj Mançester Sitit. Gjykata konsideron se nuk ka prova të mjaftueshme bindëse për të mbështetur të gjitha akuzat në këtë rast konkret dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara ishin të kufizuara me kohë për shkak të periudhës pesëvjeçare të parashikuar në rregulloret e UEFA-s. Gjatë viteve të fundit, FFP ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe duke i ndihmuar ata të arrijnë qëndrueshmëri financiare, ndërsa UEFA dhe ECA mbeten të përkushtuar ndaj parimeve të tyre”, thuhet në kumtesën e Federatës Evropiane të Futbollit.

UEFA nuk do të komentojë më mbi këtë çështje, thuhet në kumtesën e Federatës Evropiane të Futbollit.

Siti tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në garën elitare evropiane për sezonin e ardhshëm. Dhe do të mund të luaj në Ligën e Kampionëve, por paraprakisht duhet të paguajë gjobë me vlerë prej 10 milionë euro.