Autoritetet portugeze kumtuan se gara në Portimao do të zhvillohet me spektatorë. Çmimi i madh i Formula 1 do të zhvillohet në Portugali prej 23 tetorit deri më 25 tetor, transmeton “Grandija”.

Organizatorët e garës “Nirburgring”, gjithashtu shpresojnë se tifozët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në këtë ngjarje. Faza gjermane e F1 është planifikuar për periudhën prej 9 tetorit deri më 11 tetor.

Pas tre garave që nga fillimi i sezonit, Formula 1 mbizotërohet nga vozitësit e Mercedesit që kanë regjistruar tre fitore. Dy Luis Hamilton dhe një Ualter Botas.