Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të thyer që ka udhetuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhetarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër.

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.