Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për situatën me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe progresit në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgiminë Botërore.
Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, Qeveria e angazhoi Komisionin Kombëtar për UNESKO të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta dorëzojë Raportin për situatën me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe progresit për zbatimin e rekomandimeve nga Vendimet e Komitetit për Trashëgiminë Botërore te Qendra e Trashëgimisë Botërore e UNESKO-s”, më së voni deri më 25 shkurt të vitit 2021.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi edhe Informacionin me Propozim-kërkesë për interpretim autentik të nenit 49 paragrafi 1 i Ligjit për kontroll të drogave dehëse dhe substanca psikotrotope në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Këtë procedurë Qeveria e fillon për shkak të kërkesës së një numri të madh të kompanive me licenca për kultivimin e kanabisit për qëllime medicinale për eksport të lules së thatë nga kanabisi, si dhe për shkak të harmonizimit të paqartësisë në Ligjin për kontroll të drogave dehëse dhe substanca psikotrope dhe bimë të klasifikuara në listat II dhe III, i cili është i favorshëm për eksport jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e mbledhjes së qeverisë.
Comments are closed for this post.