Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras mendon se Marrëveshja e Prespës është një fitore e diplomacisë mbi nacionalizmin, mundësi për bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve, një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon, diçka për që synon Bashkimi Evropian. Me këtë, tha ai, Maqedonia Veriore ka treguar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian duhet të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
“Kjo marrëveshje tregon vlerën për të cilën po lufton BE-ja. Një pjesë e saj është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje riafirmon ambicien e BE për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon. Maqedonia e Veriut është një shtet që promovon procesin e zgjerimit në kuadër të legjislacionit evropian. Kjo marrëveshje tregon se vendi është një partner i besueshëm dhe se BE duhet të miratojë datën për fillimin e negociatave në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian”, tha Tsipras në fjalimin e tij në hapjen e Samitit të “The Economist” në Shkup./Alsat
Comments are closed for this post.