Njëzetë vjeçarja M.K. nga Shkupi, dje (15-shtator)  ka denoncuar se:

Gjatë kthimit nga fshati Llukovicë e Tetovës, ku në vikend shtëpin e saj ka qëndruar së bashku me shoqet e saj K.M. (29), T.P. (31) dhe A.J. (20) nga Shkupi.  Rreth orës 18  e 15 minuta, veturën e tyre ,,Folkcvagen Pasat,, me targa të Shkupit e kanë pritur dhe ua kanë ndërprerrë rrugën, dy vetura  edhe atë ,,Golf 3,, dhe ,,Honda Civik,, prej të cilave kanë dalur disa persona.

Njëri prej tyre ka qenë 24 vjeçari D.S. nga Shkupi, me të cilin më herët ka qenë në lidhje, dhei njëjti e ka sulmuar fizikisht. Më pas i ka sulmuar edhe shoqet e saj K.M. dhe T.P. me ç’rast me veturat e tyre janë larguar nga vendi në drejtim të panjohur.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.