Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca tre komisione.

Do të mblidhet Komisioni për Politikë të Jashtme, Komisioni për Financim dhe Buxhet si dhe Komisioni për Çështje ekonomike.

Propozim/Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është pika e vetme e rendit të ditës rreth së cilës do të debatojnë anëtarët e Komisionit për Politikë të jashtme.