Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka folur pas humbjes nga Italia në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.

Italia triumfoi me rezultat 3 me 0 dhe kjo ishte një “goditje” jo fortë e lehtë për kombëtaren turke.

Gunes tha se kundërshtari ishte i një niveli tjetër dhe se nuk mundën që ta përballojnë presionin e ndeshjes.

“Ne luajtëm me nikoqirin në ndeshjen hapëse. Pritja jonë ishte për një lojë të mirë, por kundërshtari ishte më i lartë se ne. Ne u përpoqëm të luanim me kontroll në pjesën e parë, por nuk mundëm të heqim qafe presionin e kundërshtarit“, tha Gunes.