Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë (REM), Bajram Rexhepi sot do të mbajnë konferencë për shtyp lidhur me thirrjen publike për dhënien e kontratës për vendosjen e partneritetit publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror.

Konferenca për shtyp do të mbahet në ambientet e Ministrisë së ekonomisë në sallën e konferencave në katin e parë me fillim në orën 10:30.