Për në orën 11:00 është caktuar seanca kuvendare për Propozim-ndryshimet në Ligjin për Prokurori Publike.

Kuvendi dje me vonesë e nisi debatin mbi Ligjin për Prokurori Publike por u ndalua dhe u caktua për ditën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se nuk ka kushte që të vazhdohet seanca për shkak se në debat janë paraqitur mbi 30 deputetë. Ai bëri thirrje kryetarëve të partive politike të kenë takim dhe të sigurojnë shumicën e nevojshme.

Dy ditë më herët, dy ligjet kaluan në Komisioni për Çështje Evropiane dhe në Komisionin Ligjvënës-juridik.

Për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike nevojitet shumica prej dy të tretave, përkatësisht mbi 80 deputetë ndërsa ditën e diel në orën 12″00 duhet të votohet për vendimin e shpërndarjes së Kuvendit.