Ministri i Financave, Dragan Tevdovski por merr pjesë në konferencë me temë “tatimet, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik” çka po mbahet në Erevan, Armeni, e organizuar nga fondacioni gjerman “fridrih ebert”.
Siç informojnë nga Ministria e Financave, Tevdovski atje ka paraqitur përvojat e Maqedonisë në sistemin e reformave, me qëllim të zvogëlimit të uljes së pabarazisë tatimore dhe shpejtimin e zhvillimit të ekonomisë.
“Vetëm nëpërmjet vendosjes së institucioneve të besueshme dhe menaxhimit me përgjegjësi me të njëjtat mund të përparojmë. Qeveria që nga fillimi është përkushtuar më krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë. Qëllimi është përmirësimi i jetës së qytetarëve në vend dhe zhvillimi ekonomik”, tha Tevdovski.
Tevdovski në konferencë prezantojë edhe shkaqet për të cilat Qeveria vendosi të sjell tatimin progresiv duke filluar nga ky vit.
Comments are closed for this post.