Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-3, Resnjë-5.

Janë regjistruar edhe 8 viktima, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 230 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup 126, Kumanovë-31, Shtip-11, Prilep-1, Tetovë-45, Veles-7, Kavadar-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikollë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 7406, prej të cilëve 3554 janë shëruar, ndërsa 359 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3493.

Во последните 24 часа се направени 1794 тестирања, а регистрирани се 163 нови случаи на ковид-19 во: -Скопје 87…

Gepostet von Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë am Mittwoch, 8. Juli 2020