Raportimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se sonte situata vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestat pë vrasjen e George Floyd nga policia amerikane po përshkallzohen.

CBS News, referuar burimeve zyrtare, bën me dije se presidenti amerikan, Donald Trump u zhvendos për pak kohë në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë ndërsa protestat po zhvilloheshin pranë ndërtesës.

Një zyrtar i lartë i administratës tha që aksioni u mor thjesht në shenjë kujdesi.