Protesta paralajmëruese e punonjësve të doganavee ka paralajmëruar sot Sindikata e UPOZ-it. Protesta do të zhvillohet të premten nga ora 12 deri në 12:30.

Punonjësit e doganave prej vitesh, edhe pse kanë të drejtë sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive për pagesën e 30 për qind të pagës, në asnjë mënyrë nuk e marrin atë shtesë, sqaroi kryetari i Sindikatës. i UPOZ-it, Trpe Deanoski në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se nëse nuk dëgjohet për kërkesën, protestat paralajmëruese do të radikalizohen, po mendohet për mbylljen e pikave kufitare dhe bëri të ditur se kjo do të jetë e para nga protestat që do të pasojnë në institucionet e tjera.