Gjendja shëndetësore e pacientëve që kurohen në spitalet e vendit dhe jashtë shtetit është stabile. Kështu ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari.
Ai njoftoi se sot 10 prej tyre do të lëshohen për kurim shtëpiak. Taravari gjithashtu bëri të ditur se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit të cilët janë jashtë shtetit 99 % harxhimet i paguan shteti.
Ndërsa mëngjesin e sotëm Delegacioni i BE-së, njoftoi se 38 të lenduar nga zjarri në Koçan janë derguar për trajtim jasht vendit permes Mekanizmit të Mbrojtjes Cilvile të Bashkimit Evropian.
Deri më Tani 101 pacient janë derguar për mjekim jasht vendit në Serbi, Bullgari, Slloveni, Greqi, Kroaci, Austri, Belgjik, Turqi, Lituani, Suedi, Hungari dhe Poloni
Comments are closed for this post.