Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Bruksel, gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Xhaferi ka shkruar se vizita e tij e parë ndërkombëtare si kryeministër fillon sot në Bruksel.
“Me këtë hap, e konfirmoj qartë drejtimin e qytetarëve dhe të Qeverisë – Republika Maqedonisë. Në pritje të takimeve të frytshme me përfaqësuesit e NATO-s, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian”, ka shkruar Xhaferi.
Comments are closed for this post.