Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja
Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë kualitative të vendimeve gjyqësore, për përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të akuzuarve, me qëllim të vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin në punën e gjyqeve.
„Ky projekt në veçanti është i rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përcaktimin e prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa paragjykime”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në takim, duke shtuar që projekti parasheh analizë statistikore, ku lëndë e përpunimit do të jenë rastet e njëjta ose të ngjashme të akuzave, si dhe do të analizohen lartësitë e gjykimeve dhe statistikat e tyre lidhur me përkatësin etnike të të gjykuarve.
Në takim, u hapën temat lidhur me fushat e bashkëpunimit në kuadër të projekteve të financuara nga ana e OSBE-së, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për kohezim social, formimin e Këshillave ndëretnik në komuna, organizimin e debateve publike të cilat promovojnë çështje të përgjithshme ndëretnike dhe kohezim ndëretnik, si dhe evoluim dhe revizion të Strategjisë për arsim integrues. Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Koja biseduan edhe për zgjedhjet e suksesshme presidenciale të cilat ishin ferr, demokratike dhe me atmosferë konkurruese, si shprehje e rëndësishme për pjekuri politike dhe demokratike të shtetit ,ku Osmani shprehi gatishmëri të plotë për pranimin e të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e OSBE-së, i detyruar për implementimin e tyre në kohë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.
Comments are closed for this post.