Struga dhe rrethina kanë mbetur pa ujë të pijshëm, për shkak të dëmtimit nga rrufeja të transformatorit, nga i cili furnizohen me energji elektrike pompat në fshatin Shum.

Ndërmarrja publike ndërkomunale “Proakua” apelon për durim tek qytetarët dhe të ndërmarrin masa që të kenë ujë të pijshëm edhe për nevojat themelore deri në sanimin e defektit.

“Ekipet tona së bashku me ekipet e EVN Maqedoni janë në terren dhe bëjnë orvatje maksimale që ta përmirësojnë transformatorin, i cili mbrëmë është goditur nga rrufeja, për normalizim më të shpejtë të furnizimit me ujë të qytetit dhe rrethinës, informojnë nga NPN “Proakua” Strugë.