Njëzet e nëntë vendet anëtare të Aleancës, Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO e nënshkruan para se gjithash për shkak reformave të cilat vendi i ka zbatuar gjatë periudhës së fundit, veçanërisht në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe shërbimeve sekrete. Marrëveshja e Prespës me të cilën u zgjodh kontesti disavjeçar mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ka zhbllokuar rrugën, por reformat ishin kyçe për dakordimin e vendeve anëtare.

Këtë e tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev, i cili u mbajt pas takimit të sotëm të Këshillit Veriatlantik me Komitetin për integrimin e vendit në Aleancë, në të cilin u diskutua për procesin e integrimit të vendit në NATO.

“Politika jonë e dyerve të hapura është treguar tejet e suksesshme në përforcimin e sigurisë transatlantike dhe së shpejti do të jetë pjesë e këtij suksesi”, tha njeriu i parë i Aleancës.

Kryeministri Zaev, i cili, si një nder dhe privilegj të madh e vlerësoi takimin e sotëm me Këshillin e Veriatlantik, potencoi se në të bashkërisht është shqyrtuar përparimi i strukturës tonë kombëtare për integrimin në NATO.

Theksoi se Qeveria ka arritur t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe t’i zbatojë reformat e nevojshme në disa sfera – ta përforcojë sundimin e ligjit, t’i reformojë agjencitë dhe shërbimet e sigurisë, të cilat duhet të kthehen në origjinalitetin e tyre dhe të punojnë përsëri shërbim të qytetarëve.

“Republika e Maqedonisë Veriore është pjesë integrale e bashkësisë transatlantike dhe jemi të gatshëm për fillim të ri si anëtare e plotfuqishme”, tha Zaev.

Pamendi se ratifikimi i Protokollit zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, ndërsa Samiti i NATO-s në dhjetor në Londër kur shënohet 70 vjetori i Aleancës shihet si mundësi e shkëlqyeshme për të shënuar simbolikisht fundin e procesit të integrimit. Shtoi se, edhe nëse nuk ka sukses deri në përfundimin e tërë procedurës, nuk është asgjë e tmerrshme për vendin dhe në fillim të vitit 2020 të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës.

Kryeministri Zaev, duke e quajtur Stoltenberg mik të tij, e falënderoi atë për mbështetjen dhe inkurajimin, të cilin ai vazhdimisht i ka dhënë vendit, përfundimisht për të qenë pjesë e familjes euroatlantike. .

“Është me rëndësi të theksohet se Maqedonia Veriore ka arritur reforma, prandaj edhe  29 shtetet anëtare kanë rënë dakord ta nënshkruajnë Protokollin e anëtarësimit”, tha sekretari i përgjithshëm dhe këtu i përmendi reformat në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe sektorin e shërbimeve sekrete.

Qëllimi i reformave, shtoi ai, është që të keni institucione të qëndrueshme dhe të besueshme të zbulimit, të cilat di jenë jenë në gjendje të operojnë dhe veprojnë me institucione të tilla në vendet anëtare.

Shfaqi shpresën se zbatimi i reformave do të vazhdojë në të gjitha sferat e nevojshme, duke shtuar se NATO i vlerëson shumë këto përpjekje të vendit.

Aleanca,siç tha, pret që mjetet  për mbrojtjen të rriten dhe se buxheti për këtë sferë do të arrijë nivelin e paralajmëruar prej dy përqind të PBV-së.

Historike e vlerësoi vizitën e tij në vend, në të cilën u shoqërua nga i gjithë Këshilli i Veriatlantik, që është vizita e parë e trupit më të lartë politik të NATO-s në Shkup.

“Kjo vizita jon dërgon mesazh të qartë – se jemi të gatshëm t’u presim në familjen e NATO-s. Në shkurt e nënshkruam Protokollin e anëtarësimit dhe ky ishte një moment historik për vendin tuaj”, shtoi Stoltenberg.

Theksoi se sapo aleatët ta ratifikojnë Protokollin, Maqedonia Veriore do të bëhet vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Potencoi se pas anëtarësimit, vendi me votën e vet do të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes për NATO-n, dhe shtoi se këtë muaj, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska do të marrë pjesë në Bruksel në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s.