Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ky është moment historik për vendin tuaj.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, por shtoi se kjo është me rëndësi edhe për rajonin dhe për tërë Aleancën.

“Kjo tregon se ndryshimi është i mundur dhe se guximi shpaguhet. Falë përpjekjeve të mëdha personave të caktuar, e disa prej tyre sot janë këtu, ju ndërtoni ardhmëri më të mirë për vendin e juaj, duke kontribuar për sigurinë rajonale dhe transatlantike dhe duke siguruar prosperitet të mëtejshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.