Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive në intervistë për TV Telma bëri të ditur se rritet numri i pacientëve që kanë kaluar coronavirusit dhe tani kanë komplikime.
“Komplikimet pas COVID-19 do të jenë edhe te fëmijët edhe më të shpeshta. Kolegët e kardiologjisë vërejnë numër të madh të pacientëve me probleme akute të zemrës edhe atë edhe te pacientë që kanë kaluar virusin me formë të lehtë të sëmundjes”, thotë Stevanoviq.
Ajo shton se mjekësia ende nuk din për këtë fenomen dhe se duhet të ndjeket gjendja e pacientëve pas coronavirusit për një periudhë të gjatë.
“Besoj se do të kemi sëmundje psikiatrike, neurologjike dhe kardiovaskulare. Të mos flas për pasojat në mushkëri. Për fat të keq ende nuk kemi protokoll se si do t’i ndjekim pacientët me komplikime pas coronavirusit, por ne edhe tani rekomandojmë të bëhen kontrolle interne për pacientët pas COVID-19”, tha Stevanoviq.
Comments are closed for this post.