Lufta hibride do të jetë sfidë për Ministrinë për Punë të Brendshme edhe në vitin 2023, kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në takimin e fund-vitit me gazetarët, me çrrastë falënderoi mediat për informimin e drejtë dhe në kohë për alarmet me bomba.

“Muajve të fundit të këtij viti ishim dëshmitarë të një fenomeni i cili përskaj shteteve të rajonit, dhe vendeve tjera të Evropës përfshi edhe SHBA-n dhe Kanadan nuk e anashkaluan edhe vendin tonë.

Evoluimi i krimit që tani vjen pa fytyrë dhe pa identitet i shlyen kufijtë dhe ka mundësinë që njëkohësisht të jetë në më shumë vende kërkon përgjigje të përbashkët dhe më agresive.

Kreatorët e këtyre luftërave hibride fal angazhimit dhe informimit të shpejtë dhe në kohë edhe të ju mediave, nuk realizuan qëllimin e tyre që të shkaktojnë frikë dhe panik tek qytetarët. Andaj kjo do të mbettë sfidë edhe për vitin 2023”, tha Spasovski.