Sot rikthehen negociatat mes pushtetit dhe opozitës për ligjin e ri të Prokurorisë me çka do të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike. Sot mbahet takimi i parë mes grupeve negociatore, pas pauzës që zgjati për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Mbajtjen e takimit të nesërm e konfirmoi vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili njofton se ndërkohë nga kontaktet mes palëve është arritur përparim dhe ka shpresa se mund të arrihet edhe marrëveshje.
Dallimet më të mëdha mes pushtetit dhe opozitës ishin për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale. LSDM insiston që PSP të vazhdojë të funksionojë si institucion i pavarur, ndërsa VMRO-DPMNE kërkon që të jetë repart në kuadër të Prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit. Opozita maqedonase ka kërkuar po ashtu që lëndët e procesuara pas qershorit të vitit 2017 të mbyllen dhe prokurorët të mbajnë përgjegjësi, ndërsa LSDM ka propozuar që për fatin e lëndëve të vendosin prokurorët dhe jo politikanët.
Comments are closed for this post.