Sot të gjithë pensionistët në vend do të marrin pensione më të larta. Mbi 300 mijë pensionistë do të marrin pensione të rritura të marsit prej 2.500 denarë në llogaritë e tyre.
Me rritjen e pensioneve në vjeshtën e kaluar për 2.500 denarë, ata tashmë kanë të ardhura më të larta për 5 mijë denarë për vetëm 8 muaj.
Për vitin 2025, buxheti ka ndarë 1,715 miliardë euro për pagesat e pensioneve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se rritja e të ardhurave të pensionistëve do të zvogëlojë hendekun mes qytetarëve më të pasur dhe më të varfër. Ai theksoi se Qeveria nuk i ka pranuar propozimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kërkonin rritjen e moshës për pension, rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e normave të ndryshueshme tatimore. Përcaktimi i kësaj qeverie mbetet taksa e sheshtë. Ndryshe, pagat e punëtorëve shëndetësorë për muajin mars do të jenë 15 për qind më të larta, ndërsa deri në fund të mandatit planifikohet të rriten për 40-50 për qind.
Comments are closed for this post.