Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Shkup sot do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në bulevardin “Ilinden”, për shkak të protestës së paralajmëruar të autobusëve privatë të paraparë prej nga ora 06:00.

Siç bën të ditur MPB, regjim të veçantë qarkullimi do të ketë nga kryqëzimi i “Ilindenit” me bulevardin “Rr. Kliment Ohridski” deri te kryqëzimet me bulevardin “8 Shtatori” dhe rrugët përreth.

MPB apelon që qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

Ndryshe, me bllokimin e krahut të djathtë të bulevardit “Ilinden” me autobusë, transportuesit privatë të “Slloboda Prevoz” dhe “Mak-ekspres” edhe sot e shprehin protestën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të borxhit të papaguar nga NQP “Shkup”. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit apelon që të heqin dorë nga bllokadat.