Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klubi nate në Parkun e Qytetit në Shkup.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe vazhdon me prezantimin e provave nga prokuroria, pasi në seancën e kaluar janë dëgjuar ekspertët Aleksandar Stankov dhe Renata Jankova nga Mjekësia Ligjore.

Ekspertët u pajtuan se lëndimet që ka pësuar tashmë i ndjeri klasifikohen si lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën dhe kanë të bëjnë me vdekjen e viktimës.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Tanja Trajçevska.