Milan Skriniar ka komentuar humbjen 2-1 të Interit kundër Juventusit, i cili u bë protagonist në pranimin e golit të parë të shënuar nga Paulo Dybala.
“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar skuadrës së Contes humbjen e parë këtë edicion në Serie A, raporton Gazeta Express.
Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.
“Edhe mbrëmjen e sotme, njësoi si në Barcelonë, kemi luajtur mjaft mirë, por jo shumë mirë. Kemi mbajtur topin, krijuar raste, por nuk arritëm të shënojmë. Juventusi është i fortë, këtë e dinim”, tha Skriniar.
“Duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, por tani duhet të shohim përpara. Mendoj se duhet të jemi më agresivë në zonë sepse Juve dhe Barça treguan forcën e tyre në zonë. Duhet të qëndrojmë më pranë kundërshtarit”.
Comments are closed for this post.