Barcelona ka shënuar fitore të thellë në ‘Camp Nou’.

‘Blaugranasit’ kanë mposhtur 4-0 Sevillan, me Messin që shënoi golin e parë të sezonit.

Luis Suarez (27’) me një gol të bukur shënoi për epërsinë fillestar të Barçës, para se Arturo Vidal (32’) dhe Ousmane Dembele (35’) të realizonin për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

Rezultati u vulos nga Lionel Messi (78’) që shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitoreje, Barça mban pozitën e dytë me 16 pikë kurse Sevilla zbret në vendin e gjashtë me 13 pikë.