Ish -futbollisti i Cheslea dhe ish -lojtari i kombëtares gjermane Andre Schurrle kujtoi se si një copë pule i shkatërroi karrierën futbollistike, sepse që nga momenti kur u helmua, filloi rënia, e cila përfundimisht e detyroi të mbyll karrierën në moshën 29-vjeçare.

Andre Schurrle ishte kampion bote me kombëtaren gjermane në 2014 në Brazil dhe dukej i destinuar për një karrierë në nivele të larta, pasi u transferua nga Bayer Leverkusen tek Chelsea.

Megjithatë, historia që ndodhi disa muaj pas Kupës së Botës përcaktoi përgjithmonë karrierën, dhe pasojat janë ende të freskëta në kujtimet e Schuurrle-s.

“U helmova nga një kofshë pule dhe që nga ai moment nuk kam ngrënë më pulë. Nga i gjithë ekipi, vetëm unë isha i sëmurë. Ndodhi gjatë një udhëtimi në Poloni. Pastaj humba peshë, humba tre, katër, pesë kilogramë. Mu desh një kohë shumë e gjatë për të rimarrë veten. Isha tmerrësisht keq dhe ndjeva se as nuk mund të çohesha nga shtrati. Në fund zbuluam se ishte salmonella”, tha Schurrle.

https://www.instagram.com/andreschuerrle/?utm_source=ig_embed&ig_rid=14d557a5-fb1f-48a3-afa4-a3139e0e2632