Prej vitesh tifozët shqiptarë kanë qenë të detyruar të paguajnë për të parë ndeshjet e Champions League, por për tre sezonet e ardhshme do t’i shohin falas.

RTSH ka siguruar të drejtën ekskluzive për transmetimin e UEFA Champions League nga viti 2021 deri në vitin 2024.

“Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024.

Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji Gusht i vitit të ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e RTSH-së.