Një shqiptar i cili punon si kamarier në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë lajm nëpër mediat e këtij vendi, transmeton Gazeta Metro.

Shqiptari, Armando Markaj, ka ruajtur çekun prej afro gjysmë milioni dollarë, të cilin e kishte harruar një konsumatore në tavolinë.

Teksa shqiptari po pastronte tavolinë pa çekun e harruar nga gruaja. Ai vrapoi menjëherë drejt derës, por gruaja siç raporton DailyNews ishte larguar, përcjell Gazeta Metro.

Mirëpo, më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan dhe i dorëzoi asaj çekun me paratë e harruara.

Gruaja nuk kurseu fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e bërë së fundi.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që shqiptarët me veprimet e gjestet e tyre nëpër vende të ndryshme të botës, na bëjnë krenarë edhe ne.