Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron Qeverisë së re të sapo zgjedhur të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama suksese në përballimin e sfidave.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria e re që t’i kushtojë vëmendje pozitës dhe kushteve të jetesës së maqedonasve në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe sociale dhe meritojnë mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme nga Qeveria e re.
Problemi me pikën kufitare Trebishtë – Xhepishtë, zona e Gollobordës, e cila u hap në maj të vitit 2013 dhe në seancën e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që u mbajt në Pogradec më 15 dhjetor 2017, u mor vendim që ky vendkalim të funksionojë 24 orë dhe ende nuk është zbatuar. Besojmë se është koha që kjo pikë kufitare të kalojë në një regjim funksionimi 24 orësh, gjë që do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin e banorëve të Gollobordës me Maqedoninë, me të cilën kanë nevoja të përditshme personale, shëndetësore, arsimore dhe ekonomike.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që Qeveria dhe ministritë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për mësimin e gjuhës amtare maqedonase për fëmijët në zonat e Gollobërdës dhe Gorës dhe kudo ku ka një numër të konsiderueshëm.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të ndryshojë organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale dhe të pranojë komunat në zonat e Gollobërdës dhe Gorës ku jetojnë maqedonas.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen që Sofja zyrtare vazhdon propagandën e saj antimaqedonase në zonat e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si “bullgarë”. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria që të marrë masa serioze për t’u kujdesur për pozitën dhe të drejtat e popullit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Kërkojmë nga Qeveria që Komiteti për Pakicat Kombëtare të shndërrohet nga një organ konsultativ i Qeverisë në një Agjenci për Pakicat Kombëtare me kompetenca më serioze dhe detyruese për afirmimin e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Besojmë se Komiteti i Pakicave Kombëtare duhet të jetë një zë aktiv i minoriteteve në Republikën e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, besojmë se Qeveria e re e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama do të punojë për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe në zbatimin e programit.
Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu
Comments are closed for this post.