Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 33 autobusëve të rinj, të cilët punojnë me djegie të gazit. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, autobusët e ri përveç se harxhojnë shumë me pak se autobusët e vjetër, ata janë edhe më ekologjik se autobusët e vjetër. Sipas një analize të publikuar nga Qyteti i Shkupit, autobusët e ri që plotësojnë standardin ekologjik “Euro 6” ndotin 700% më pak se autobusët dizel. Me çdo autobus do të kursehen rreth 25 mijë euro çdo vit, për lëndën djegëse. Sipas marrëveshjes, 33 autobusët e ri më së voni 7 muaj pas nënshkrimit do të vihen në funksion.

Besian Leka