Një person është lënduar rëndë në njërën nga gjithsej 11 aksidentet, që kanë ndodhur në Shkup gjatë ditës së djeshme. Në gjashtë aksidente janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në katër janë shkaktuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka sanksionuar 58 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa ka përjashtuar nga trafiku 12 shoferë para se të marrin  të drejtën që të drejtojnë automjet dhe gjashtë fillestarë, si dhe një automjet jo të rregullt teknikisht dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë për mosmbajtje të helmetës, 16 shoferë për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe 12 shoferë për shfrytëzimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 66 automjete.